Lajme

I dënuar me 25 vite, ekstradohet në Shqipëri anëtari i bandave të Beratit

Është ekstraduar nga Gjermania shtetasi Byniamin Hajro i dënuar me 25 vite burg për vrasje.

Sjellja në Shqipëri e Hajros ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, Gjermani.

Byniamin Hajro, 56 vjeç ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.

Hajro është nën akuze për një ngjarje të ndodhur në Berat në vitin 1997, ku u rrëmbyen dhe më pas u vranë shtetasit Arjan Avdullai, 18 vjeç dhe Eduart Pema, 25 vjeç. Prokuroria në lidhje me këtë ngjarje ka filluar hetimet në vitin 1998.

Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 e ka shpallur fajtor për këtë ngjarje Byniamin Hajron duke e dënuar me 25 vite burgim.

Hajro konsiderohet si një nga anëtarët më të rrezikshëm të bandës së Vakëfit përgjatë vitit të përgjakshëm, 1997 në qytetin e Beratit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë