Lajme

I dënuar me 18 vite burg për vrasje, ekstradohet shqiptari nga Greqia

Një shtetas shqiptar i dënuar me 18 vjet burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje është ekstraduar nga Greqia.
Bëhet fjalë për shtetasin Kudret Shametaj, 55 vjeç, ekstradimi i të cilit u realizua nga specialistët e Interpol Tirana.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 18 vjet burg për veprat penale “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi 55-vjeçari ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. M.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë