Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë. Në sajë të operacionit “Yrsheku”, është ndaluar një i dënuar me me 13 vite e 6 muaj burg nga drejtësia italiane, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”.
Policia bën me dije se ka përfunduar në pranga shtetasi M. P., 54 vjeç, banues në Tiranë, i cili u ndalua në zonën e Yrshekut, në Kashar.
54-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar një ditë më parë nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano, Itali e ka dënuar këtë shtetas me burg, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.