Ka ndodhur

I dënuar me 10 vite burg në Itali, arrestohet 46-vjeçari në Elbasan

Një 46-vjeçar i dënuar nga autoritetet italiane është arrestuar nga policia, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Në pranga ka rënë, Eduart (Artan) Haxhi, 46 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Operacionale” në Drejtorinë Vendore e Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar” njofton policia.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Torino, Itali, në datën 04.03.2008, e ka dënuar me 10 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Shtyrje për prostitucion në rrethana rënduese”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë