Lajme

I dehur dhe armë pa leje, në pranga 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 45-vjeçar për armëmbajtje pa leje dhe drejtim të mjetit në gjendje të dehur.
Mësohet se është vënë në pranga shtetasi G. K, 45 vjeç, banues në Tiranë.
Siç njofton policia, në Rrashbull, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, të cilin e drejtonte në gjendje të dehur iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me mbishkrimin SIG-SAUER, dhe një krehër me tri fishekë model 7.65 mm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë