Lajme

I bllokuan rrugën Ramës në Elbasan, policia procedon 11 protestues

Hyrja për në qytetin e Elbasanit mëngjesin e kësaj të shtune ishte shumë e vështirë, për shkak të protestës së opozitës që kishte bllokuar rrugën për të mos lejuar shkuarjen e kryeministrit Rama në këtë qytet. Gjithsesi falë ndërhyrjes së forcave speciale të policisë u bë i mundur zhbllokimi i rrugës për disa minuta deri sa të kalonte kreu i qeverisë.

Pasi Rama arriti të shkonte në Elbasan, ku kishte një takim në kuadër të takimeve me “Bashkia që duam”, policia ka njoftuar se ka nisur procedimet penale për disa protestues. Janë 11 qytetarë të Elbasanit që janë proceduar nga policia, ndërsa ende nuk bëhet e ditur se sa prej tyre janë vënë në pranga.  Mbi 11 protestuesit e proceduar rëndon akuza prishjes së rendit publik. Të njëjtën gjë si në Elbasan simpatizantët e PD të mbështetur nga ish-deputetët e bën edhe ditën e djeshme në hyrje të qytetit të Shkodrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë