Tetë deputetë të opozitës janë përjashtuar nga seanca plenare për plot 10 ditë. Ky vendim është marrë pas kërkesës që grupi parlamentar i PS-së i drejtoi kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.
Bëhet fjalë për deputetët: Elda Hoti, Albana Vokshi, Bledion Nallbati dhe Zheni Gjergji të cilët bllokuan karrigen e Nikollës ditën e djeshme si dhe deputetët Lefter Gështenja, Asllan Dogjani, Luan Baçi dhe Gazment Bardhi të cilët në koordinim me njëri-tjetrin e penguan kryetaren e Kuvendit të shkojë të ulet në vendin e saj.
Madje, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi hoqi kartën nga pajisja elektronike e Nikollës.
Kjo situatë u krijua të mërkurën, pasi u refuzua kërkesa e opozitës për të bërë 15 minuta pushim, pasi siç tha Bardhi nga foltorja, nevojitej një mbledhje urgjente për të diskutuar emrat që do zgjidhen për në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.