Rend dhe Ligj

Kërkohej për atentatin në Shkodër, arrestohet edhe për vrasjen e Billës

Një ngjarje aksidentale e ndodhur orët e fundit në Shkodër, ka dërguar në pranga bashkëpunëtorin e katërt në vrasjen e Hekuran Billës. Petrit Pusi 33 vjeç, me emrin e ndryshuar së fundmi në Xhekson Pusi dyshohet se u implikua në këtë ngjarje, pasi ka qenë shoferi që transportoi vrasësit nga vendi ku u qëllua Billa e më pas drejt Pezës.

Siç mëson Gazeta “Si”, Pusi qëlloi me armë zjarri ditën e djeshme në fshatin Vukatanë të Shkodrës. Kur policia lokale e shoqëroi, nga koordinimi  me policinë qëndrore dolën të dhëna të tjera për 33 vjeçarin nga Shkodra. Mësohet se Pusi, ishte një personazh problematik, ku vetëm vitin e kaluar ai kishte hyrë e dalë nga burgu  dy herë. Së fundmi shkodrani i la qelitë në dhjetor 2019, ku dhe vuajti dënimin për armëmbajtje, tha një burgim i sigurtë i Gazetës “Si”.

Bëhet me dije se Xhekson Pusi ishte mik shtëpie me Viktor Markun, vëllain e Prel Markut, vrarë në 2006 nga dora e Hekuran Billës. Për vrasjen e tij për shkak të gjakmarrjes deri më tani janë arrestuar e dashura që u përdor si karrem Adjola Lakra, Sebastiano Mali dhe daja i tij Viktor Marku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë