Lajme

I arratisur nga burgu në Itali, arrestohet i dënuari me burgim të përjetshëm

Policia ka vënë në pranga një person, i cili rezultonte i dënuar me burgim të përjetshëm në Itali.
Lajmin e ka bërë me dije zv.drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj në një deklaratë për mediat. Bëhet fjalë për shtetasin Tesi Basho, 38 vjeç, i cili rezulton të jetë arratisur nga burgu në Itali. Hajnaj bëri me dije se operacioni për arrestimin e Bashos u krye në Selenicë të Vlorës.
Siç njofton policia, shtetasi në fjalë në momentin e ndërhyrjes së Policisë ka tentuar të reagojë dhe të largohet, por falë veprimeve profesionale të Policisë është neutralizuar dhe vënë në pranga.
Gjykata e Torinos /Itali në vitin 2016 e ka dënuar Bashon me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja dhe transportimi pa leje i armëve të zjarrit”.
Më 24 janar të vitit 2008, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri dy shtetase që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, Itali, njërën prej të cilave e shfrytëzonte ky shtetas për prostitucion.
Shtetasi Tesi Basho në 2016 është arratisur nga burgu i Rebibbos në Itali.
Po gjatë operacionit të paradites së sotme, forcat e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin edhe të shtetasit Satilno Basho, 33 vjeç, banues në Vlorë, vëllai i Tesi Bashos. Për këtë shtetas kishte urdhër-ndalimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, i dyshuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.
Të dy vëllezërit dyshohet se në janar të vitit 2017, nëpërmjet dhunës, kanë kërcënuar për dhënie pasurie rreth 100 000 euro një shtetas.
Gjithashtu, këta shtetas dyshohen edhe për kryerje të veprave të tjera penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri Kallashnikov me 6 krehëra me fishekë, 1 armë zjarri pistoletë me dy krehëra, kallëp me lëndë eksplozive, jelek antiplumb, pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, 10 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 5 radio marrëse - dhënëse si të Policisë, 900 euro, si dhe dokumente të ndryshme.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/391128311555400/?__xts__[0]=68.ARDS6ibreyDoFR-mlmq3eChVOoGY_bq95GeUe3KR9xVLrHDzZ4XVhaytlzj2IwFlhr5ZSu92VU2TGJAlOk9vyHoztOdud3_j5jC_xQgAR2Rpb0JGsewabYhYgJIrYc2dzqyMjpT-sLqqK6bAkSi9nYtFKGKZgrAKNZjYNDgKEH_B4sxivenL7u5xHmM92QXhx-602Hzg26KrK1UUDe-GqWp3HF4_jL8Czen9iPWG41ddUBfISKLvRVfgnBFu3OXEfr455vR4s5i12cSkEcMfaCrTGNZVengkBt_72AvfSEqZxEky-95pD5rLDiJG7CPekhHra_vKkJtDtgaxU3PNe6cPM9KjxkV_3ZVqnw&__tn__=K-R

Lidhur me operacionin e zhvilluar në Vlorë, ku u vu në pranga 38-vjeçari me burgim të përjetshëm ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Lleshaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shprehet se ky operacion vë në pah profesionalizmin e Policisë së Shtetit, pasi u vu në pranga një ndër kriminelët më të rrezikshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë