Lajme

Suedezi i armatosur me 19 pistoleta, arrestohet në Muriqan

Një 21-vjecar nga Suedia është arrestuar ditën e sotme në doganën e Muriqanit në Shkodër, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur 19 pistoleta.

Bëhet fjalë për shtetasin Sebastian Vall, 21 vjeç, i cili po tentonte të linte kufirin drejt Malit të Zi.  

“Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sebastian Vall, 21 vjeç, banues në Suedi. Në PKK Muriqan në dalje gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, në çantën e 21 – vjeçarit suedez, i cili udhëtonte si pasagjer në autobuzin e linjës “Kosovë -Gjermani”, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 19 armë zjarri tip “pistoletë”, kalibër 7.65. Veprimet po vijojnë nga Specialistët e Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Policisë Shkodër për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti të trafikut të armëve”, raporton policia e Shkodrës.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë