Ka ndodhur

I akuzuar për trafik droge në SHBA, i sekuestrohen 1.2 mln dollarë pasuri në Tiranë

Në kuadër të operacionit të koduar “Dërgesa”, Policia e Shtetit, i ka sekuestruar mëngjesin e të mërkurës një 44-vjeçari, një pasuri me vlerë 1.200.000 dollarë, përfshirë këtu një njësi tregtare me vlerë të përafërt rreth 1 milion dollarë, një shoqëri sh.p.k, 1 llogari bankare me vlerë rreth 206.000 dollarë.

Sipas policisë pasuria i përket Ylli Didanit, i cili është arrestuar nga DEA amerikane. Ai është akuzuar nga zyrtarët federalë në SHBA, se ishte kreu e një organizate ndërkombëtare të trafikut të kokainës me një vlerë prej 100 milionë dollarësh, e cila planifikonte të përdorte një nëndetëse për të transportuar drogë përtej Atlantikut.

Didani, për të cilin prokurorët pretendojnë se është në krye të një organizate globale droge që shpërndau kokainë në 15 vende, u arrestua në Charlotte, Karolina e Veriut në fund të muajit të kaluar.

Në zbatim të vendimit të gjykatës, u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 1.200.000 dollarë, konkretisht:

•Një njësi tregtare me vlerë të përafërt rreth 1 milion dollarë;

•Një shoqëri sh.p.k;

• 1 llogari bankare me vlerë rreth 206.000 dollarë.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë