Drejtësia

I akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, GJKKO lë në burg Evis Berberin dhe dy biznesmenët

Gazeta Si - GJKKO ka lënë në burg ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberin dhe dy biznesmenët, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Ata akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa pas përfundimit të seancës, për mediat është ndalur të flasë avokati i Berberit, i cili ndër të tjera tha se klienti i tij nuk ka përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender.

Në një prononcim për gazetarët jashtë ambienteve të SPAK, avokati Gentian Rumano u shpreh se “një çështje civile tregtare u kthye në penale”, duke theksuar se Berberi është i pafajshëm.

“Gjatë kësaj kohe keni përcjellë në mënyrë të vazhdueshme marrëdhënien juridiko civile tregtare mes palëve në proces e cila më pas nga SPAK është përcaktuar si çështje penale. Ne ishim kundër akuzave, janë akuza të cilat kërkojnë të shtrëngojnë gjykatën në dhënien e masës së sigruimit arrest me burg. Absolutisht nuk ka përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender nga ana e Evis Berberit. Ju nuk e keni lexuar dosjen hetimore, sepse nuk jeni në dijeni fare. Këto vlera janë terësisht të pavërteta, abuzohet në mënyrë të papërshtatshme me vlerat ekonomike. Do sqarohen në ditët në vijim me analiza ekonomike të mirëfillta”, deklaroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë