Drejtësia

Arrestohet për korrupsion e pastrim parash kreu i ARRSH, Evis Berberi dhe 2 biznesmenë. SPAK: Përfitoi 2.2 mln lekë nga tenderat publikë

Gazeta Si - Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi dhe dy persona të tjerë, Valter Begaj dhe Ervis Lami, janë arrestuar mbrëmjen e të mërkurës me kërkesë të SPAK. Përveç Berberit janë arrestuar edhe dy biznesmenë, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

SPAK e akuzon për një transferim fiktiv të kompanisë së tij me qëllim që të shmangte konfliktin e interesit, pak para se të emërohej si këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përfituar një shumë gati 2.23 milionë lekë të reja nga tenderat publikë në kompaninë e kontrolluar prej tij

Në një njoftim zyrtar, SPAK thotë se Berberi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Evis Berberi ka kërkuar dhe ka marrë rregullisht para përmes tenderwve që janë zhvilluar në kohën kur ai ka qenë kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, por edhe kur ka qenë titullar i Agjencisë  për Eficencën e Energjisë.

Në kohën kur Berberi ka mbajtur postin e drejtuesit të ARRSH, SPAK thotë se janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 101,811, 343 (njëqind e një milion e tetëqind e njëmbëdhjetë mijë e treqind e dyzet e tre) lekë pa TVSH.

Ndërsa kur ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 137,400,000 (njëqind e tridhjetë e shtatë milion e katërqind mijë) lekë pa Tvsh.

Në të dyja rastet sipas SPAK fitues i tenderave ka qene “NET-Group”, ne pronësi të Valter Begajt, bashkëpunetor me Berberin.

Po ashtu, nga hetimi i SPAK, ka rezultuar se shoqëria “DAAM ”sh.p.k., në zotërim indirekt të Berberit, ka përfituar të ardhura nëpërmjet transaksioneve nga shoqëria e Valter Begajt “NET-Group”sh.p.k., në vlerën 223,480,476 (dyqind e njëzet e tre milion e katërqind e tetëdhjetë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë, me tvsh”.

Kreu i ARRSH, Evis Berberi dhe dy biznesmenë akuzohen pë “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

“Nga hetimi ka rezultuar se gjatë kohës kur shtetasi E.B., ka qenë nën cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, Agjencia për Efiçencën e Energjisë, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 137,400,000 (njëqind e tridhjetë e shtatë milion e katërqind mijë) lekë pa Tvsh, me operator fitues shoqërinë e shtetasit V.B., “N…Group” sh.p.k. Kurse gjatë kohës kur shtetasi E.B., ka qenë nën cilësinë e  titullarit të autoritetit kontraktor, Autoriteti Rrugor Shqiptar, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 101,811, 343 (njëqind e një milion e tetëqind e njëmbëdhjetë mijë e treqind e dyzet e tre) lekë, pa Tvsh, me fitues bashkimin e operatorëve me pjesëmarrëse shoqërinë e shtetasit V.B., “N…Group” sh.p.k.

Po ashtu, nga hetimi ka rezultuar se shoqëria “D….”sh.p.k., në zotërim indirekt të shtetasit E.B., ka përfituar të ardhura nëpërmjet transaksioneve nga shoqëria e shtetasit V.B. “N….Group”sh.p.k., në vlerën 223,480,476 (dyqind e njëzet e tre milion e katërqind e tetëdhjetë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë, me tvsh”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Disa ditë më parë agjentët e SPAK dhe BKH i bastisën banesën, ku iu sekuestruan një sërë sendesh personale si celularë, laptop dhe dokumente.

Gjatë kontrolleve në banesën e tij nga agjentët, drejtorit të ARRSH-së i gjetë disa piktura me vlerë mijëra euro, si edhe një shumë e konsiderueshme parash.

Piktura e gjetura janë konsideruar si ryshfet nga SPAK, por Evis Beberi është “hequr” si artist, duke pohuar se i kishte bërë vetë ai dhe se nuk ishin blerë.

Berberi është një ndër drejtuesit e afërt të ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikes, Belinda Balluku.

Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zëvendësoi në këtë detyrë, Ergys Vjerdhon, edhe ky i fundit nën hetim nga SPAK për dyshime se është përfshirë në afera korruptive.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë