Ka ndodhur

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Italia Bledar Cara

Ish-juristi i hipotekës së Lezhës, Bledar Cara, i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej vitit 2018 për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri.

Për të, Gjykata e Lezhës, ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i formularëve, vulave ose stampave” dhe “Shpërdorimi i tokës”, të kryera në bashkëpunim.

Cara ishte pjesë e një prej grupeve të dosjes 339, që ka lidhje me abuzimin e pronave në Tale, Shëngjin dhe te Rana e Hedhun. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë