Ka ndodhur

I akuzuar në Itali për përndjekje, kapet në Kavajë 65-vjeçari me pistoletë me vete

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 65-vjeçar, për shkak se është kapur me një pistoletë të pajisur me silenciator.

Sipas policisë, 65-vjeçari me inicialet O. I është me precedent të mëparshëm penal për veprën penale “Përndjekje”.

“Bazuar në këto informacione u organizua dhe finalizua një tjetër operacion dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale u bë e mundur që gjatë kontrollit të banesës së personit të dyshuar, të gjendej arma e zjarrit me silenciator dhe një sasi municioni luftarak, si dhe të kapej e arrestohej në flagrancë poseduesi i armës, shtetasi O. I., 65 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë në Itali për veprën penale ‘Përndjekja’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri me silenciator dhe municion luftarak.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë