Futboll

Hysaj feston fitoren përballë Gjimshitit, 90 minuta të plota për dy kuqezinjtë

Gazeta Si – Pas duelit mes Ramadanit dhe Bajramit, një tjetër ‘derbi’ shqiptarësh është luajtur këtë fundjavë në Itali. Elseid Hysaj dhe Berat Gjimshiti ishin përballë njëri-tjetrit pak ditë para sfidës që Kombëtarja do të luajë me Çekinë në ‘Air Albania’.

Ka festuar në fund Hysaj, pasi Lacio fitoi 3-2, pas autogolit të De Ketelaere dhe golave të Kastelanos e Vesino në fund. Të dy futbollistët kuqezi ishin titullarë dhe qëndruan në fushë 90 minuta. Konfirmohet kështu rënia e alarmit për Gjimshitin në prag të sfidës me Çekinë. Mbrojtësi i Atalantës është plotësisht i gatshëm.

Hysaj ishte lojtari më i mirë në mbrojtjen e Lacios për këtë ndeshje. Ai u aktivizua në krahun e majtë dhe u vlerësua me notën 6.6. Gjimshiti në anën tjetër nuk ishte në ditën e tij më të mirë, ndoshta edhe për shkak të dëmtimit që kaloi.

Këta dy lojtarë pritet të bashkohen ditën e hënë në stërvitje me Kombëtaren, që do të nisë përgatitjet për sfidën e së enjtes me Çekinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë