Drejtësia

Hynë në tunelet e uzinës së Poliçanit, 4 çekët do të hetohen në gjendje të lirë

Gazeta Si - Katër shtetasit çekë, të cilët u kapën duke fotografuar brenda Uzinës së Armëve të Poliçanit, do të hetohen në gjendje të lirë.

Ata kanë pretenduar se janë turistë dhe janë ngatërruar në tunelet e ish-uzinës së armëve, por prokuroria e Beratit do të vijojë hetimet.

Çekët, me gjithë bashkëjetueset e tyre do të hetohen në gjendje të lirë me akuzën e shkeljes ëë perimeterit të sigurisë.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se rreth orës 08:40 të mëngjesit të 21 gushtit 2022, tek një nga tunelet në Uzinën  e Poliçanit, janë konstatuar lëvizje të personave të paidentifikuar.

Menjëherë Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve të cilët janë pothuaj se të gjithë komunikues me njëri-tjetrin dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke.

Rreth orës 12:30 në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetase te kombësisë çeke, bashkëjetuese të dy shtetasve të mësipërm.

Ndërkohë, sipas burimeve të Gazeta Si.al, 4 çekët nuk kanë lidhje me ngjarjen e Gramshit, ku u ndaluan dy ruë dhe një ukrainas në uzinën e armëve, të cilët në tentativë për t’u larguar u konfrontuan fizikisht me ushtarët e bazës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë