Futboll

Hyka vazhdon aventurën nëpër botë, transferohet në Kinë

Jahmir Hyka ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij futbollistike në Kinë, ku ka nënshkruar kontratë me skuadrën Guizhou Hengfeng, e cila militon në ligën e dytë kineze.

Mesfushori tiranas kishte ndërprerë marrëdhëniet me ish-klubin e tij, Sektzia Nes Tziona dhe prej disa ditësh ishte në kërkim të një klubi të ri. Sohu.com raporton se shtatshkurtri ka rinovuar dhe shumë shpejt do të niset drejt Kinës sapo të ketë përfunduar procedurat për pajisjen me vizë.

Në radhët e skuadrës kineze ai do të ketë mundësinë që të luajë përkrah një emri të njohur si Nikica Jelavić, ish-sulmuesit të përfaqësueses së Kroacisë, i cili për disa vite me radhë ka luajtur me sukses në kampionatin anglez të futbollit. Hyka deri në shkurt ka luajtur në kampionatin izraelit dhe shënoi 1 gol në 11 ndeshje të luajtura.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë