Politike

Hungaria kredi falas për çiftet me katër fëmijë

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka ndërmarrë një hap të madh për të përmirësuar politikat sociale në vendin e tij, duke njoftuar se gratë hungareze me katër fëmijë ose më shumë do të përjashtohen nga tatimet mbi të ardhurat. Kjo politikë duket se është pjesë e planit të për të inkurajuar njerëzit të lindin sa më shumë fëmijë.

“Është një mënyrë për të mbrojtur të ardhmen e Hungarisë pa u varur nga emigracioni”, tha kryeministri Viktor Orban. Nacionalistët e krahut të djathtë e kundërshtojnë veçanërisht emigracionin nga myslimanët. Popullsia e Hungarisë po bie me 32,000 në vit.

Në Hungari, gratë lindin më pak fëmijë sesa mesatarja e BE-së. Si pjesë e rregullores çiftet e reja do të marrin kredi pa interes deri në 36,000 dollarë, nëse lindin mbi tre fëmijë. “Numri i fëmijëve në Europë është në rënie të vazhdueshme. Për perëndimin, përgjigja ndaj kësaj sfide është emigrimi. Por ne nuk kërkojmë thjesht shifra, ne duam fëmijë hungarezë”, tha Orban.

Kryeministri u shpreh në fjalimin vjetor për “Gjendjen e Kombit” se kjo politikë është përgjigja e Hungarisë ndaj rënies së popullsisë, gjë që përjashton emigrimin. Ai është një nga kundërshtarët më të mëdhenj në BE të emigracionit dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të politikave të presidentit amerikan, Donald Trump. Për t’iu përgjigjur rrezikun që sipas tij, emigrantët paraqesin për Hungarinë dhe fenë e tyre, Orban lajmëroi se Qeveria do të ofrojë ndihma financiare dhe subvencione për të shtuar normën e lindjes.

"Rritja e numrit të lindjeve është shumë e vështirë, sepse kemi më pak dhe më pak gra me moshë që sjellin fëmijë", tha Sekretarja e Shtetit Katalin Novak për BBC. Ky numër do të bjerë me 20% në dekadën e ardhshme. "Kështu që gratë gjithnjë e më pak duhet të kenë gjithnjë e më shumë fëmijë".

“Paketa e re e qeverisë”, theksoi ajo, “bazohet në numrin e çifteve të foshnjave që do të donin të kishin, dhe pastaj t'i inkurajonin ata me ndihmë financiare. Qëllimi është rritja e nivelit të fertilitetit në 2,1 deri në vitin 2030.”, shton Novak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë