Futboll

Humbja e fundit tërbon drejtuesit e Bajern Mynih, trajneri Tuhel rrezikon shkarkimin

Gazeta Si – Bajerni e ka vendosur më parë që trajneri Tomas Tuhel do të largohet sapo të mbyllet sezoni, por ngjarjet e fundit mund të sjellin një shkarkim të tij para kohe.

Humbja e fundit kundër Hidenhemim në kampionat i ka inatosur jo pak drejtuesit e klubit bavarez. Ata kanë pranuar pak ditë para sfidës së Championsit ndaj Arsenalit se trajneri është në rrezik.

Tomas Tuhel, trajneri i Bajernit

“Nuk mund të garantojmë se Tuhel do ta mbyllë sezonin me ne. Ndonjëherë nuk është faji i trajnerit, por të shohim”, - ka thënë drejtori teknik i Bajernit, Maks Eberl.

Bashkëjetesa e trajnerit Tuhel me Bajernin ka qenë shumë e vështirë. Disa herë ai ka qenë në rrezik shkarkimi për shkak të rezultateve zhgënjyese. Në fund klubi vendosi që Tuhel të largohet në fund të sezonit, por nuk ishte menduar se rezultatet do të arrinin deri në këtë pikë.

Titullin kampion në Bundesligë po e fiton Bajern Leverkusen, që pret vetëm matematikën për të nisur festën e madhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë