Ka ndodhur

Humbin kontaktet inxhinieri dhe dy punëtorë në minierën e Selishtës

Dy inxhinierë dhe dy punëtorë dyshohet se kanë mbetur të izoluar në një nga galeritë e minierës së Selishtës. Ata kanë humbur kontaktet me familjarët, të cilët kanë lajmëruar Policinë e Dibrës.

Familjarët e katër personave dyshojnë se ata janë bllokuar brenda galerive dhe grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

Njoftimi i policisë
Me datë 28.10.2020, rreth orës 18:15, shtetasi S.H., ka telefonuar Sallën Operative në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, se vëllai i tij, shtetasi I.H., rreth 62 vjeç, me detyrë inxhinier miniere, së bashku me dy punëtorë, të cilët punonin në minierën “Balgjaj”, Selishtë, Dibër, kanë humbur kontaktet me familjen.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se personat mund të kenë mbetur të izoluar brenda në galeri, pasi sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodhen në dhomën e ndërrimit. Janë njoftuar grupet e avari-shpëtimit në miniera për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre shtetasve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë