Ka ndodhur

Ishin nisur drejt Thethit, gjenden pas disa orë kërkimesh dy turistët e huaj

Dy turistë të huaj, të cilët rezultonin të humbur një ditë më parë në Valbonë, janë gjetur nga policia pas disa orë kërkimesh. Ata kishin humbur gjurmët gjatë një udhëtimi turistik nga Rragami në Qafë Valbonë.

Për shkak të vështirësisë dhe terrenit të thyer malor, kontakti i tyre me banorë të zonës ishte i pamundur. Ndërkohë që edhe telefonat e tyre kanë qenë të fikur.

Turistët e kishin ndërmarrë këtë udhëtim për të shkuar në pikën tjetër turistike të Thethit. Forcat policore e kanë pasur të vështirë lokalizimin e tyre edhe për shkak të dëdobrës akoma të pa shkrirë në zonat e thella malore të Valbonës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë