Rend dhe Ligj

Humbi jetën pasi ra nga pallati ku punonte, në pranga inxhinieri i firmës

Policia bën me dije se sot është arrestuar inxhinieri i një firme ndërtimi në Tiranë, si edhe është proceduar penalisht administratori i firmës, pasi shkelën rregullat e mbrojtjes në punë.

Ditën e djeshme, në rrugën “3 Dëshmorët”, në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi A. K., 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Inxhinieri dhe administratori i firmës nënkontraktore akuzohen për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë