Lajme

Humbi jetën në punë, shqiptari në Itali lë pas gruan me tri fëmijë

Një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën gjatë punës në një fabrikë për prodhimin e mobilieve në Treviso të Italisë. 44-vjeçari Shpejtim Gashi u godit nga krahu mekanik i një pajisjeje më të cilën po punonte, shkruan ‘Treviso Today’.

Kompania e mobiljeve “3B” në Salgareda të Italisë bëri një njoftim ngushëllimi për familjen e Gashit. “Me dhimbje të madhe njoftojmë vdekjen e punonjësit tonë Shpejtim Gashi pas një incidenti në punë. Po kryhen hetimet për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes”, shkruhet në njoftim.

Sipas mediave italiane, ai jetonte prej kohësh me familjen e tij, gruan dhe tre fëmijët në Ponte di Piave të Trevisos.

Pas incidentit, menjëherë në vendngjarje shkuan policia e doktorët, por për fat të keq nuk mund të bëhej asgjë.

Kompania “3B” në shenjë zie ndërpreu punimet për një ditë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë