Rend dhe Ligj

Humbet 4 vjeçari në Titranë, policia thirrje për ndihmë

Një fëmijë i moshës 4 vjeçare ka humbur në zonën e Shkozës në Tiranë, pranë banesave sociale.

Denoncimi është bërë nga familjarët e tij në polici, të cilët nuk kanë asnjë informacion për fëmijën e tyre prej orës 16:30 të pasdites së sotme.

Familja thotë se Klodian Ashini kishte veshur një bluzë të kuqe dhe pantallona të zeza.

Për çdo informacion rreth tij ju lutemi të kontaktoni në numrin e celularit 0686375145.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë