Politike

Humbën bastionin në zgjedhjet lokale, Berisha ‘çon’ Luçiano Boçin në Shkodër  

Një vit përpara zgjedhjeve, Partia Demokratike e Rithemelimit po lëviz për të përcaktuar drejtuesit politik nëpër qarqe.

Luçiano Boçi, nga një veprimtari e gjatë politike në Elbasan, pritet të lëvizë në një qark tjetër. Atij do t’i besohet bastioni historik i demokratëve, Shkodra të cilën demokratët e humbën në zgjedhjet e fundit lokale

Një tjetër qark, me drejtues politik është Vlora. Ky qark do të drejtohet nga deputeti i PD-së, Bujar Leskaj dhe Ina Zhupa.

Leskaj do të drejtojë veprimtarinë politike në qytetin e Vlorës, Himarë, Selenicë, ndërsa Zhupa Sarandën, Delvinën, Konsipolin dhe Finiqin.

Ndryshime edhe në Kryesinë e Grupit Parlamentar të PD.

Tre deputete gra morën poste drejtuese, ku Ina Zhupa u bë zëdhënëse e grupit, Elda Hoti sekretare e grupit dhe Albana Vokshi nënkryetare e grupit, post të cilin e ndan me Ervin Salianjin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë