Ka ndodhur

Humb kontrollin e mjetit dhe përplas dy makina, arrestohet 31-vjeçari në Kukës

Policia e Kukësit ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me dy mjete të tjera.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 31 vjeç, banues në fshatin Shkinak, Kukës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Kukës-Ura e Drinit Zi, në vendin e quajtur “Ramhas”.

31-vjeçari duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Mitsubish” ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me një mjet tip kamion “Volvo” dhe një mjet tip “Ford”.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë