Ka ndodhur

Humb jetën një turist austriak në bregdetin e Vlorës

Një turist nga Austria ka humbur jetën në bregdetin e Vlorës paraditën e së premtes në zonën e Ujit të Ftohtë. Sipas policisë, viktima është një 76-vjeçar me inicialet A.T., dhe sipas dyshimeve të para mendohet se shkak ka qenë një arrest kardiak.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 dhe policia e Vlorës njofton se pavarësisht se të moshuarit iu dha ndihmë mjekësore nga shërbimi i urgjencës, nuk ka mundur të mbijetojë.

Turisti i huaj ka ndërruar jetë për fat të keq në spital. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë