Ka ndodhur

Humb jetën nga Covid-19 piktorja e njohur, Lumturi Blloshmi

Covid-19 i merr jetën në moshën 76 vjeçare piktores së njohur, Lumturi Blloshmi.

Piktorja Blloshmi nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin vdekjeprurës.

Lumturi Blloshmi u lind më 1944 në Tiranë. U diplomua për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve, sot (AAB). Ka punuar në disa institucione kulturore, dhe në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë.

Blloshmi ka ekspozuar rregullisht para viteve ’90 dhe me të njëjtin ritëm ka ekspozuar dhe pas tyre, duke shtuar akoma më tej numrin e ekspozitave vetjake, si brenda dhe jashtë vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë