Ka ndodhur

Humb jetën nga Covid-19 ish-kryebashkiaku i Elbasanit

Covid-19 shënon një tjetër viktimë në radhët e politikanëve këtë të premte.

Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare ish-kryebashkiaku i Elbasanit, Engjëll Dakli.

Mësohet se ai ishte transferuar përpara disa ditësh për kurim në Turqi, por nuk e ka fituar dot betejën me virusin.

Ëngjëll Dakli ishte një prej intelektualëve të respektuar të Elbasanit.
Ai ka mbajtur poste të rëndësishme gjatë karrierës së tij duke përfshirë Ministër, kryetar bashkie dhe këshilltar.
Ka mbajtur postin e kryebashkiakut të Elbasanit përgjatë viteve 1996-2000.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë