Ka ndodhur

Humb betejën me Covid-19 Presidenti i televizionit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu

Ndërron jetë në moshën 59 vjeçare, Kasem Hysenbelliu, presidenti i televizionit Fax News dhe ish-drejtues i grupit mediatik News24, BalkanWeb, Gazeta Shqiptare, Radio RASH dhe gazetës “Panorama”.

Biznesmeni Hysenbelliu u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Turqi, ku ndodhej i shtruar prej disa javësh, si pasojë e komplikacioneve të shfaqura nga Covid-19. Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të mjekëve ai nuk mundi të fitojë ndaj pabesisë së virusit.

Hysenbelliu themeloi dhe administroi televizionin ‘Fax News’ që nga tetori 2017, ndërsa për vite me radhë drejtoi media si Gazeta Panorama, e për vite me radhë televizionin News24, BalkanWeb, Gazeta Shqiptare e Radio Shqiptare. (BW)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë