Futboll

Hulumtimi i UEFA-s/ Klubet më të ndjekura në rrjetet sociale, Partizani përfaqëson Shqipërinë

Organi më i lartë i futbollit në Europë (UEFA), në bashkëpunim me Deportes Finanzas, kanë bërë së fundmi një hulumtim në lidhje me klubet e futbollit që kanë më shumë ndjekës në rrjetet sociale.Sipas kësaj kompanie ky hulumtim është bërë për të përcaktuar për çdo shtet klubin me më shumë ndjekës në rrjetet sociale.

Në listën europiane dallohen tre ekipe shqiptare, por secila përfaqëson një shtet të ndryshëm. Në Shqipëri është Partizani ai që udhëheq, duke pasur numrin më të madh të mbështetësve në rrjetet sociale. Ndërkaq, Kosova përfaqësohet me Dritën, kurse kuqezinjtë e Shkëndijës janë skuadra më e ndjekur në Maqedoninë e Veriut.

Në futbollin europian, konkurrencën mes Realit dhe Barcelonës këtë herë e fitojnë katalanasit. Italia përfaqësohet nga Juventusi, Anglia nga Liverpuli, ndërsa Franca dhe Gjermania kanë ekipin me më tepër mbështetës respektivisht PSG-në dhe Bajernin e Mynihut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë