Treg

Hulumtimi i softuerit: Njerëzit punuan me orë më të gjata gjatë karantinës së pranverës

Shumë syresh parashikuan një jetë komode dhe dreka të gjata kur mbylljet me Covid-19 detyruan zyrat e tyre të mbylleshin dhe puna nga shtëpia u bë një rutinë tashmë e pranueshme. Në Britani 47% e punonjësve  kaluan tek puna online nga shtëpia  në prill, krahasuar me një mesatare prej rreth 14% në 2019, sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare. Në tetor, katër muaj pasi bllokimi i parë ishte lehtësuar, shifra ishte ende 27%. Por realiteti është shfaqur më pak idilik se ëndrra. Udhëtimet ditore janë zëvendësuar me emaiel dhe videotakime të pafundme. Një raport i ri zbulon se njerëzit në të gjithë botën po punojnë për më gjatë, mesatarisht, sesa kanë punuar para pandemisë.

Studiuesit në Atlassian, një zhvillues i softuerit në vendin e punës, panë sjelljen e përdoruesve në 65 vende. Ata regjistruan herët e para dhe të fundit që njerëzit ndërvepronin me softuerin gjatë një jave, dhe e morën këtë si një masë të ditës së tyre të punës. Ata zbuluan se orari i punës filloi të zgjatet në mars, kur shumica e vendeve perëndimore urdhëruan masa bllokimi në përgjigje të pandemisë COVID-19. Në prill dhe maj, dita mesatare e punës ishte 30 minuta më e gjatë se ajo që ishte në janar dhe shkurt. Pjesa më e madhe e kohës shtesë është në mbrëmje.

Punonjësit në vende të ndryshme bëjnë shumë përpjekje shtesë. Izraelitët e zgjatën ditën e tyre me 47 minuta mesatarisht, më gjatë se kudo tjetër. Punëtorët e Koresë së Jugut, e shtunë kohën mesatare në punë gjatë karantinës vetëm shtatë minuta dhe Japonezët vetëm 16 (megjithëse të dy vendet ishin tashmë ndër punonjësit më të vështirë të botës, duke regjistruar një ditë mesatare prej gati shtatë orë e gjysmë në programin e Atlassian). Vetëm Brazili dhe Kina regjistruan orë më të shkurtra pune gjatë pandemisë sesa para saj.

Studiuesit gjithashtu zbuluan një ndryshim të vogël në mënyrën se si njerëzit shpërndajnë ngarkesën e tyre të punës gjatë ditës. Duke llogaritur numrin e përdoruesve në internet gjatë gjithë ditës, ata zbuluan se njerëzit po bënin një pjesë pak më të vogël të punës në mes të ditës dhe një pjesë më të madhe në mëngjes dhe në mbrëmje ndryshe nga sa vepronin përpara pandemisë. Kjo mund të tregojë se njerëzit shfrytëzonin fleksibilitetin shtesë të dhënë nga puna në shtëpi - por gjithashtu sugjeron që puna po shkelte atë që do të kishte qenë më parë koha e lirë.

Nëse njerëzit do të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia në masë pasi rreziku i COVID-19 të qetësohet, mbetet diçka për tu parë me kohën. Sipas një sondazhi nga PwC, një firmë këshillimi, 44% e drejtuesëve amerikanë të kompanive mendojnë se punonjësit e tyre janë bërë më produktivë gjatë pandemisë, por vetëm 28% e punëtorëve janë dakord. Megjithatë, ata shohin në një pike të përbashkët në horizont: të dy palët si drejtueist e kompanive, ashtu edhe punonjësit, do të dëshironin të vazhdonin të punonin nga shtëpia të paktën një ditë në javë. Mund të jetë ose jo më pak produktive, por të gjithë duan pak më shumë fleksibilitet./The Economist/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë