Kompania kineze e telekomunikacionit Huawei thotë, se “mbijetesa” është prioriteti i saj i parë për vitin që po torket, pasi njoftoi se shitjet pësuan një goditje të fortë nga bojkoti i vendeve perëndimore.
Eric Xu, shefi i kompanisë, tha se të ardhurat e parashikuara nga shitjet do të arrinin në 850bn $ juan për vitin 2019 (121bn $) – deri afro 18% nga një vit më parë, por shumë më e ulët se sa pritej fillimisht.
Në janarin e këtij viti, kompania, e cila kishte ndaluar të punonte me firmat amerikane si pasojë e frikës për sigurinë kombëtare nga pala amerikane, parashikonte të ardhura nga shitjet prej 125 miliardë dollarë.
Në një mesazh për një Vitin e Ri drejtuar punonjësve, Xu tha se qeveria amerikane ishte në mes të një fushate “strategjike dhe afatgjatë” kundër kompanisë që do të krijonte një “mjedis sfidues për Huawei për të arritur të mbijetojë dhe mandej të lulëzojë”.
“Mbijetesa do të jetë prioriteti ynë i parë” në vitin 2020, tha Xu, i cili udhëheq kompaninë.
Huawei duhet të mobilizohet i gjithi për të ngritur ekosistemin e tij të shërbimeve mobile – ti përgjigjet aplikacioneve dhe shërbimeve të Google – për “të siguruar që ne mund të vazhdojmë të shesim smartfonët tanë në tregjet jashtë kufijve”.
Ndërsa ekspertët e telekomunikacioneve e konsiderojnë Huawei një udhëheqës global në pajisjet 5G për sa i përket si teknologjisë, ashtu edhe çmimit, kompania është përballur me pengesa dhe dyshime nga SHBA-të dhe kombe të tjera të huaja të cilët nuk kanë besim në marrëdhëniet e saj të ngushta me qeverinë kineze.
Shefat e inteligjencës amerikane thonë se Huawei-it nuk mund t’i besohet dhe pajisjet e kësaj kompanie janë një kërcënim për sigurinë kombëtare, një akuzë që kompania e ka hedhur poshtë.
E themeluar në vitin 1987 nga ish-inxhinieri i “People’s Liberation Army” Ren Zhengfei, Huawei u vu në qendër të vëmendjes një vit më parë kur vajza e Ren, Meng Wanzhou drejtuese e lartë e kompanisë, u arrestua në Kanada me kërkesë të Shteteve të Bashkuara.
Uashingtoni dëshiron ta vendosë atë nën proces gjyqësor për mashtrim ndaj bankave për shkelje të sanksioneve të Iranit.
Reagimi kundër Huawei është rritur vetëm nga arrestimi i Meng.
Uashingtoni ka ndaluar kompanitë amerikane të shesin pajisje tek Huawei, duke bllokuar gjigantin e smartphone-ve nga aksesi në sistemin operativ Android të Google.
Operatorët europianë të telekomunikacionit përfshirë Telenor të Norvegjisë dhe Telia të Suedisë gjithashtu kanë braktisur Huawei si një furnizues për rrjetet e tyre 5G pasi agjencitë e inteligjencës paralajmëruan të mos punonin me të.
Australia dhe Japonia ndërkohë kanë ndërmarrë hapa për të bllokuar ose kufizuar fort pjesëmarrjen e kompanisë në pjesët e tyre të rrjeteve 5G. Në fillim të këtij muaji, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu aludoi me forcë se Britania do ti ndiqte.
Ligji kinez kërkon që individët dhe organizatat të ndihmojnë dhe bashkëpunojnë me përpjekjet e inteligjencës kombëtare.
Xu gjithashtu tha që siguria në internet dhe privatësia e përdoruesve ishin në mënyrë absolute në krye të axhendës së Huawei dhe se kompania “do të vazhdojë t’i përmbahet të gjitha ligjeve dhe rregulloreve të lidhura në tregjet ku ne operojmë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.