Treg

Huawei ka gati Mate 30, produkti i parë cilësor pa shërbime Google

Huawei po kërkon të gjejë se sa i rëndësishëm është ekosistemi i Google për biznesin e tij ndërkombëtar të smartphonëve (telefonave inteligjentë).

Kompania teknologjike kineze po publikon smartphonin më të fundit, Mate 30, në Mynih. Është seria e parë e telefonave Huawei që do të hidhet në treg pa patur akses në apliakcionet dhe shërbimet e Google, që kur kompania është vendosur në listën e zezë nga SHBA-të në muajin maj.

Telefonët Mate 30 do të jenë me sistemin operativ Android të Google, por open source, por nuk do të kenë akses tek Google Play Store apo aplikacione si YouTube, Gmail dhe Google Maps. Aplikacione të palëve të treta si platform udhëtimesh dhe shpërndarje ushqimi që mbështeten në Google Maps gjithashtu nuk do të funskionojnë pa akses në shërbimet Google .
Telefonat dhe produkte të tjera konsumi përbën gati gjysmën e të ardhurave të Huaëei vitin e kaluar. Por me pamundësinë e aksesit në aplikacione popullore, ata telefonë janë bërë më pak tërheqës nga konsumatorët ndërkombëtarë.

Më herët këtë vit, themeluesi i Huawei njëkohësisht edhe CEO i tij, Ren Zhengfei tha se shitjet globale të telefonëve të kompanisë ranë me 40% në muajin pasi SHBA-të vunë në jetë sanksionet.

Sipas një kërkimi të tregut nga firma IHS Markit, Europa në veçanti ishte një treg ku Huaëei ka shitur telefona të cilësisë së lartë, si seritë Mate dhe P. Kompania ka dërguar 26.3 mln telefona në Europën Perëndimore në 2018, më shumë se 60% se viti parardhës.
Teksa Mate 30 "do të ndihmojë Huaëei të konkurojë në Kinë, (ende tregu më i madh i telefonëve inteligjentë në botë), firma do të mundohet shumë jashtë Kinës për shkak të mungesës së Google Play Store," tha Thomas Husson, një analist i ndërmarrjes së kërkimeve të tregut Forrester. Binzesi i Huawei në Europe është veçanërisht vulnerabël, shtoi ai.
Huawei zbuloi sistemin e tij operativ, të quajtur Harmony OS, muajin e kaluar. Por kompania tha se nuk do të përdorë Harmony në telefonat e saj tani për tani, vetëm në TV inteligjentë dhe produkte të tjera.

Richard Yu, kreu i Grupit të konsumatorëve në Huawei, u tha medieve këtë muaj se do të jetë “gati e lehtë” për përdoruesit të shkarkojnë apliakcionet Google, duke shtuar që natyra e open-source për Android bën të mundur "një sërë mundësishë." Yu nuk shkoi më tej. Huaëei refuzoi të komentonte deklaratën e Yu.

"Do të jetë pak e vështirë të bindësh përdoruesit të blejnë një telefon premium (të cilësisë së lartë) pa shërbimet Google," tha Kiranjeet Kaur, një analist telefonash pranë IDC. "Edhe nëse … opsione të tjera për të shkarkuar aplikacione ka, por nuk do të jetë në mënyrë aq të drejtpërdrejtë sa më parë dhe gjithmonë do të ekzistojë kërcënimi nëse aplikacioni do të jetë afatgjatë."

Seria e Mate 30 pritet të vijë me një sistem kamerash më të mirë dhe një hardëare më të shpejtë. Huaëei tha muajin e kaluar se telefoni i ri do të vijë me një produkt të ri për tiu përgjigjur konkurentit Apple.

Mate 30 "mund të kishte konkuruar me aparatet iPhone 11 ," tha Husson, por pa shërbimet Google "eksperienca totale e produktit nuk do të jetë konkuruese për konsumatorët."
Do të ketë gjithashtu edhe një edicion special të Mate 30 Pro të projektuar nga Porsche, e cila bart një mbrojtëse lëkure.

Çmimet për Mate 30 nuk janë zbuluar ende. Mate 20 and Mate 20 Pro u shitën në Europë respektivisht me €799 ($882) dhe €1,049 ($1,158) .


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë