Lajme

Huawei anulon lançimin e produktit të ri

Kompania kineze e teknologjisë ka ndaluar prodhimin në biznesin e vet kompjuterik, ky vendim vjen pasi SHBA e ka vendosur atë në listën e zezë tregtare

U raportua se firma kineze e teknologjisë do të sillte një laptop të ri në fillim të kësaj jave.
Megjithatë, zyrtari Richard Yu, tha për CNBC se ishte “nuk kishte mundësi për të furnizuar me PC”. Për këtë arsye është më mirë të mos dalë në treg.

“Varet për sa kohë do të jetë Entity List” shkroi ai. Kjo i referohet një liste të palëve të huaja që Departamenti Amerikan i Tregtisë ka gjykuar se përbëjnë kërcënim të mundshëm kombëtar ose të politikës së jashtme. Në mënyrë të veçantë, Huawei akuzohet se ka kryer mashtrime bankare për të shmangur sanksionet e Iranit dhe pengimin e drejtësisë, midis shkeljeve të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë