Politike

Hoti në Kuvend për dialogun në Bruksel: Asnjë zotim pa na pranuar njohjen Serbia

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka raportuar sot (të hënën) në Kuvend për dialogun në Bruksel.

Hoti ka qenë i prerë duke sqaruar përfundimisht se pa pranuar Sebia njohjen e Kosovës, kjo e fundit nuk do të dakordësohet për asgjë.

Sipas kryeministrit, Kosova s’do të marrë asnjë zotim nëse Serbia nuk e bën këtë veprim. Serbia dhe Kosova e arritën një marrëveshje politiko-ekonomike por duket se ajo përfundimtare do të luhet në Bruksel.

“Në Bruksel bisedohet për elementet gjithëpërfshirëse për njohje reciproke. Çdo dakordim për elemente të marrëveshjes, nuk ka dakordim për asgjë për derisa nuk ka pajtim për çdo gjë, për njohje reciproke. Si në nivel të koordinatorëve dhe nivel të lartë, për të pagjegurit, dhe çështja e obligimeve financiare. Kosova nuk ka marrë dhe nuk do të marrë asnjë zotim pa pranuar Serbia njohjen e Kosovës shtet i pavarur”, tha Hoti para deputetëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë