Vende dhe Udhetime

Hoteli në formë kitare hap dyert verën e ardhshme

Kemi parë shumë ndërtesa të ndryshme rreth e përqark botës duke treguar kështu punën e veçantë që bën arkitektura. Por e keni menduar ndonjëherë një hotel në formë kitare?

Hoteli në formë kitare po ndërtohet mbi horizontin e Hollywood-it në Florida.

Ky hotel është vendosur të hapet verën e ardhshme dhe pushuesit do të jenë në gjendje të shijojnë arkitekturën dhe pamjen e bukur që ofron ai.

Struktura ambicioze e kitarës ishte vizioni i James F. Allen, kryetar i Hard Rock International. Kulla e kitarës është pjesë e zgjerimit të një hoteli gjigand. Ky kompleks i ri do të ketë më shumë se 1300 dhoma dhe apartamente. Pjesët e tjera do të jenë zyra, qendër biznesesh, restorante, palestër etj. Asnjë nga dhomat e hotelit nuk do të jetë më e vogël se 41 metra katrorë.

Vlera e ndërtimit të këtij hoteli arrin në 1.5 miliardë dollarë

Disa e kanë konsideruar ndërtesën 'të shëmtuar', ndërsa të tjerë kanë lavdëruar duke e quajtur projekt të bukur.

Kompleksi i ri do të përfshijë 806 dhoma shtesë dhe suita, 638 do të jenë te pjesa e kitarës, ku të gjitha dhomat do të jenë 48 metra katrore ose më të mëdha. Numri në total i dhomave dhe apartamenteve do të jetë më shumë se 1300.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë