Vende dhe Udhetime

Hoteli i parë nëntokësor në Shangai, pamja mrekullon çdo vizitor

Në hotelin e ri nëntokësor që do të hapet në Shangai, pushuesit që zgjedhin të kalojnë një natë apo më shumë në këtë hotel, do të flenë 88 metra nën tokë.

Hoteli i parë nëntokësor në botë, i cili ka marrë dhjetë vjet për të përfunduar, është vendosur në Songjiang, rreth 35 km nga Shangai.

I ndërtuar në një kanion gjigand në bazën emalit Tianmen, “InterContinental Shanghai Wonderland” do të hapë dyert e tij në fillim të muajit që vjen.

Gjashtëmbëdhjetë nga 18 katet e hotelit janë nëntokë, dhe dhomat në dy katet e fundit janë plotësisht të zhytura në ujë dhe përballen me një akuarium. Pjesa nënujore e hotelit gjithashtu përfshin një restorant, pishinë dhe qendra ujore, ndërsa në tarracën e hotelit do të ketë një kopsht si në përralla.

Vizitorët e këtij hoteli do të kenë mundësinëtë shijojnë pamjen e ujëvarës nga dritarja e dhomës ku ata pushojnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë