Treg

Hotelet dhe agjencitë e udhëtimit, më shumë punë se një vit më parë

Sezoni i hershëm i turizmit ka ndikuar në rritjen e aktivitetit ekonomik të hotelerisë dhe agjencive turistike.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e dytë të 2018-ës hotelet kanë bërë 15,1 % më shumë shitje  krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 Ky sektor ka rritur edhe numrin e të punësuarëve në krahasim me periudhën e një viti më parë të marrë në studim. Rrjedhimisht edhe pagat në këtë sektor kanë shënuar rritje.

Në të njëjtën kohë edhe aktiviteti ekonomik i agjencive të udhëtimit ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë, si shitjet. Të punësuarit dhe pagat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë