Ne rrjet

Në Britani, hotelet, baret dhe restorantet rrezikojnë të falimentojnë

Hotelet, kafenetë dhe zinxhirët e restoranteve do të mund të falimentojnë në shumë vende të botës nëse autoritetet nuk bëjmë më shumë për të ndihmuar bizneset.

Në një letër drejtuar qeverisë, kryetarja e rrjetit të kafeneve në Mbretërinë e Bashkuar tha se koronavirusi ishte një "kërcënim ekzistencial" për sektorin e shërbimeve.

Kate Nicholls tha se pa ndihmën e qeverisë deri në maj, "një numër i konsiderueshëm" i vendeve të punës në këtë sektor mund të mbylleshin

Zonja Nicholls kërkoi mbështetje më të gjerë për sektorin dhe pezullimin e pagesave të taksave për tre muaj.

Sipas saj, disa nga zinxhirët më të mëdhenj të hoteleve, rrezikojnë të falimentojnë nga ndikimi ekonomik i pandemisë së koronavirus.

"Nëse nuk keni njerëz që vijnë përmes derës, do të na mbarojnë paratë shumë shpejt”, tha ajo.

"Pra, ne po flasim për ndërhyrjen që është e nevojshme javën e ardhshme për t'u siguruar që në gjashtë deri në tetë javët e ardhshme këto biznese të vazhdojnë të mbijetojnë edhe pse do të jenë të mbyllyra".

Ndër më të rrezikuarat janë baret, kafenetë, restorantet, por gjithashtu janë edhe kompanitë më të mëdha si hotelet, të cilat punësojnë më shumë njerëz.

Ndikimi financiar i pandemisë së koronavirusit në sektorin e shërbimeve po ndihet nga bizneset e mëdha dhe të vogla.

Mark Cotman, një menaxher hoteli në Britaninë e Madhe tha se prenotimet janë ulur me 60% dhe se pret që të ulen edhe më shumë.

"Ne kemi para për të vazhduar ndoshta për dy ose tre muaj. Atëherë, çfarë të bëjmë në pagesën  e stafit, pagimin e TVSH-së? ... Ne do të mbetemi pa para, tha zoti Cotman.

Mark Cotman thotë se hoteli i tij është zakonisht plot gjatë fundjavave, por tani po funksionon me vetëm 40% të okupimit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë