Nga Gazeta ‘Si’ – Të paktën 120 persona janë arrestuar në Rusi pse kanë marrë pjesë në ceremonitë për t’i dhënë lamtumirën e fundit kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, i cili është varrosur më 1 mars në Moskë, pas vdekjes së tij të dyshimtë më 16 shkurt në një burg në Arktik.
Kjo shifër është bërë e ditur nga Grupi i Monitorimit OVD-Info, i cili shtoi se numri më i madh i njerëzve të vënë në pranga ishte në qytetin e Novosibirsk.
Të paktën 10 persona janë arrestuar në kryeqytetin Moskë, ku u varros Navalny, sipas OVD-Info. 10 të tjerë u arrestuan në Yekaterinburg, tha grupi, me 14 të mbajtur në rajonin e Voronezh.
Gjatë homazheve të mbajtura dje të paktën disa prej qindra vajtuesve që u mblodhën në varrezat e Borisovsky janë lejuar në vendin e varrimit për t’i bërë nderimet e tyre Alexey Navalny-t.
Agjencitë shtetërore ruse të lajmeve dhe transmetuesit i dhanë hapësirë shumë të kufizuar funeralit dhe varrosjes së figurës së opozitës ruse.
Organizata për të drejta të njeriut First Department, ka raportuar se nëpër gjykatat në katër rajonet ruse, emri i Navalnyt është konsideruar “simbol ekstremist”.
Pavarësisht titujve në mbarë botën, funerali i Navalny-t nuk u shfaq në transmetuesin shtetëror Rusia 24, ndërsa ngjarja ishte në vazhdim.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi vetëm mbi paralajmërimin e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov se ” grumbullimi i paautorizuar do të jetë në kundërshtim me ligjin”, të cilin e renditi si artikullin e dytë më të lexuar në faqen e saj të internetit.
Agjencia shtetërore e lajmeve RIA raportoi gjithashtu komentet e Peskov dhe më pas shënoi momentin kur lideri i opozitës u preh dhe ambasadorët që merrnin pjesë në ngjarje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.