Futboll

Holandë, Federata lejon futbollisten të luajë me ekipin e meshkujve

Ajo që ka ndodhur në Holandë është revolucionare për botën e futbolli të femrave, dhe jo vetëm. Federata, në fakt, ka lejuar një atlete të re të luajë bashkë me ekipin e meshkujve.

Në futbollin holandez, lejohen deri në moshën 19 vjeç skuadrat e përziera, por pas asaj moshe futbollistet ose i bashkohen një klubi femrash, ose mbeten në kategorinë e përzier B. Ajo që ka përfituar nga ky rregull i veçantë ka qenë Ellen Fokkeme, futbolliste e Foarut.

“Është fantastike të vazhdoj të luaj për Foarut. Kam qenë në ekip me këto djem që nga mosha pesë vjeçare dhe do të ishte për të ardhur keq të mos bashkohesha me ata sezonin e ardhshëm. Nuk e kam idenë si do të funksionojë, por jam shumë e lumtur që do të jem pjesë e këtij eksperimenti”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë