Ne rrjet

Holanda kërkon më pak të drejta për azilkërkuesit

Holanda ka kundërshtuar një ligj të ri të propozuar nga Bashkimi Europian, i cili u jep më shumë kohë dhe hapësirë emigrantëve që u refuzohet azili në BE.

Por qeveria holandeze thotë se ky projektligj mund t'u japë atyre më shumë të drejta dhe t’i shtyjë të qendrojnë në mënyrë të paligjshme në Europë. Përvec refugjatëve nga Lindja e Mesme, Holanda është ankuar vazhdimisht edhe për azilkërkuesit nga vendi ynë.

"Ligji i propozuar nga BE mund të sigurojë më shumë të drejta për ata që kanë nisur procedurat ligjore dhe nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në vendet tona," tha qeveria holandeze, në një dokument të brendshëm të BE -së, të zbardhur nga “EU Observer”.

Holandezët thonë se çdo kuadër ligjor i propozuar mund ta bëjë më të vështirë të detyrosh azilkërkuesit dhe emigrantët të kthehen mbrapsh. "Përveç kësaj, ky ligj heq rregullin kryesor që vendet duhet të marrin përsëri qytetarët e tyre," thotë qeveria holandeze.

Dokumenti vjen BE u kërkoi shteteve të shprehnin pozicionet e tyre mbi rolin e agjencisë kufitare të BE Frontex në kthimin dhe riintegrimin e njerëzve. Të gjithë mbështetën punën e agjencisë, e cila është vendosur edhe në kufirin Greqi-Shqipëri.

Studimet kanë zbuluar se vetëm një e treta e refugjatëve që janë urdhëruar të kthehen në largohen të vërtetë nga territori i BE-së. Holanda dhe disa shtete anëtare si Franca duan të zgjerojnë mandatin e Frontex edhe për të siguruar kthimin e azilkërkuesve që iu refuzoher qendrimi.

"Mandati i Frontex duhet të shfrytëzohet në këtë drejtim," tha Holanda.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë