Keshilla

HIV/AIDS arrin shifra alarmante në Kinë

Më shumë se 820,000 njerëz janë prekur nga HIV në Kinë, kanë thënë zyrtarët e shëndetësisë së këtij vendi . Rreth 40,000 raste të reja u raportuan vetëm në tremujorin e dytë të vitit 2018.

Pjesa më e madhe e rasteve  janë transmetuar përmes seksit.

HIV gjithashtu po përhapet disa qytete të Kinës si rezultat i transfuzioneve të gjakut të infektuar.

Nga viti në vit, numri i atyre që janë me HIV dhe Aids në Kinë është rritur ne 100,000 njerëz.

Që nga viti 2003, qeveria e Kinës ka premtuar qasje universale të ilaçeve të HIV-it, si pjesë e një përpjekjeje për të trajtuar këtë çështje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë