Politike

Historiani britanik, i ftuar në podcastin e Ramës: ‘Brexit’, disfata më e madhe në jetën time politike!

I ftuar në podcastin e kryeministrit Edi Rama ‘Flasim’ në fundjavë ishte gazetari dhe historiani britanik Timothy Garton Ash të cilit 2 ditë më parë iu dorëzua edhe ‘’Çelësi i qytetit’’ të Tiranës.

Bashkëbisedimi mes Ramës dhe historianit britanik u bë rreth situatës ku ndodhet sot Europa dhe faktorët që e sollën këtë situatë. Duke folur për ‘Brexit’ (shkëputjen e Britanisë së Madhe nga BE), Garton Ash e cilësoi si disfatën më të madhe politike të jetës së tij.

‘’Për mua, Brexit-i ishte disfata më e madhe politike e jetës sime. E gjithë jeta ime është sjellë rreth Europës, unë jam një europian anglez, kështu që shkëputja e Britanisë nga Europa është tragjedi për Britaninë, por mendoj edhe për Bashkimin Europian dhe të ardhmen e Europës. Megjithatë, nuk mendoj se Brexit-i e ka prerë atë lisin e britanizmit që përshkruat. Mendoj që vazhdon të jetë aty’’, u shpreh historiani

Gjatë diskutimit, duke iu përgjigjur pyetjes së kryeministrit mbi ‘britanizimin’ dhe emigracionin, historiani tha se Britania e Madhe ka një kapacitet fantastik për të pranuar emigrantët në shoqëri, duke marrë shembulline drejtuesve aktualë të vendit, origjina e të cilëve është nga vendet aziatike.

‘’Më gjej një vend tjetër europian që ka një kryeministër hindu, një ministër të Jashtëm me ngjyrë dhe një kryetar bashkie mysliman si të Londrës. Ky është një kapacitet fantastik për të përqafuar, jo vetëm skocezët, anglezët, uellsianët dhe irlandezët, por edhe njerëz nga mbarë bota’’, u shpreh historiani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë