Libra

Historia thriller e dedektives së dashuruar  

- Është një faqe në internet. YouAreJustMyType.com.

- Çfarë?

- Është një shërbim për takime online.

Kejti shtrembëroi fytyrën.

- Të lutem më thuaj që po bën shaka.

- Është e rangut të lartë.

- Kështu thonë ata kur flasin për klubet e striptizmit.

- Të kam bërë një abonim, - tha Stejsi.

- Është i vlefshëm për një vit.

- Po bën shaka, apo jo?

- Nuk bëj shaka unë. Bëj disa gjëra për këtë kompani. Janë të mirë. Dhe s’ka përse ta mashtrojmë veten. Ti ke nevojë për dikë. Ty të duhet dikush. Dhe nuk ke për ta gjetur këtu atë që të duhet. Kejti psherëtiu, u ngrit dhe i bëri shenjë me kokë banakierit, një djali që quhej Pete dhe që dukej si një aktor figurant, i cili luante gjithmonë rolin e banakierit irlandez - gjë që në fakt, ishte e vërtetë. Pete u përgjigj me një të tundur të kokës, duke treguar se do t’i vendoste pijet në llogarinë e saj.

- Kushedi? - tha Stejsi.

- Mund të të vejë mbarë të gjesh Zotërinë e Duhur.

Kejti u nis drejt derës. - Po, më shumë, ka të ngjarë të gjej Zotërinë Kodosh.

Mall për ty (Missing you), nga ku është shkëputur edhe ky pasazh,  është një thriller kushtuar një dashurie të parealizuar dhe një krimi që shoqërojnë jetën e personazhit kryesor të romanit,  roman që vjen i propozuar këtë verë nga botimet “Toena” , me përkthimin e Marinela Sotës.

Kejt Donovan, detektivja e Departamentit të Policisë së Qytetit të Nju-Jorkut, duke lundruar në një faqe interneti për njohje të reja, ndjeu se iu përmbys bota.I fejuari i saj i dikurshëm, të cilin nuk e kishte parë prej tetëmbëdhjetë vjetësh, burri që i kishte copëtuar zemrën, po e vështronte ngultas nga ekrani i kompjuterit.Por, kur Kejt nis të hyjë në komunikim online me burrin që fshihej pas atij profili, një komplot i paperceptueshëm del në dritë. Ndërkohë që fillon të hetojë, ndjenjat e saj për çdo njeri që kishte dashur, vihen në dyshim - madje, edhe ato për babanë e saj, vrasja mizore e të cilit mbeti për Kejtin një enigmë e pazbuluar.Duke guxuar dhe thelluar hetimin, ajo vë në rrezik jo vetëm jetën e saj, por edhe atë të njerëzve që e rrethojnë...

Megjithëse nuk po i mban pishtarin ish të dashurit, ajo nuk i reziston dot tundimit për t’i shkruar një rresht.Reagimet e tij janë enigmatike. Fillimisht duket se nuk e mban mend, më pas e përshëndet me përzemërsi e më pas i thotë se do të ishte më mirë të mos komunikonin. Por Xhefi nuk është i vetmi që sillet çuditshëm. Brendon Felps ,  një student kolegji nga Konektikat, bën gjithë atë rrugë drejt Nju Jorkut për t’i kërkuar ndihmë Kejtit në gjetjen e së ëmës së zhdukur, Danës. Megjithëse e kërkon Kejtin me emër – si ia di ai emrin asaj? – është e qartë se po fsheh diçka nga detektivja së cilët i kërkon ndihmë. Por ka ende më shumë. Kur Kejt shkon të vizitojëMont Leburnin, vrasësi me pagesë në buzë të vdekjes, i dënuar vite më parë se kish ekzekutuar babain e saj, një  detektiv i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut dhe infermierja e burgut i bëjnë Leburnit qetësues dhe ai e mohon se e ka vrarë Henri Donovanin.

Kudo nga kthehet, Kejt nuk mund të kuptojë se ç’po ndodh e kujt mund t’i besojë. Xhefit, i zhdukur për së dyti? Të dyshimtit Brendon Felps? Partnerit te saj, Çarlit “Çezit”? Feirklothit, i bindur se është dhurata e Zotit për Kejtin? Ish-kolegut të të atit, kapitenit Tomas Steger, i cili duket qartë se nuk po tregon gjithçka që di rreth vdekjes së Donovanit? Instruktorit të saj të xhudos, Akuas, një skizofren, i pastrehë dhe me raste transvestit? Së ëmës , Hezelit, e përkushtuar për të mbrojtur reputacionin e Donovanit? Kujtimeve të gëzuara me të atin?

Sipas revistës The Providence Journal, autori, Harlan Coben eksploron kostot e bashkëjetesës sonë të çmendur me teknologjinë, duke e bërë ‘Mall për ty’, një libër që nuk duhet humbur.

Coben është një ndër autorët më të lexuar dhe i klasifikuar i pari në listën e shkrimtarëve më të lexuar sipas New York Times-it,  për lexuesin shqiptar vjen për herë të parë nën logon e botimeve “Toena.Coben është fitues i Çmimit Letrar më të famshëm dhe më të paguar në të gjithë botën për romane të kategorisë mister/thriller: RBA Prize for Crime Writing , po ashtu ka fituar çmimin  e Edgar Allan Poe dhe  çmimin Anthony Bucher. Është autor i   35 romaneve të  misterit  dhe thriller, një pjesë e mirë e të cilëve janë bërë edhe filma. I përkthyer në 43 gjuhë të ndryshme të botës, lexuesit e tij numërohen në afro 70 mijë në të gjithë botën. Romanet e Harlan Coben-it janë si labirinte – shkruan  e përditshmja The Huffington Post -Nëse  do të jeni të mençur, do ta ‘përpini’ këtë libër dhe gjëegjëza  do të plotësohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë