Njerez

Historia e pabesueshme në mes të Milanos / Prindërit antivaksinë i rrezikojnë jetën fëmijës, nuk pranojnë t’i bëhet tamponi i Covidit

Një djalë 4-vjeçar është në rrezik për jetën për mjekët e spitalit të parë, por që nuk mund të marrë trajtimin e domosdoshëm, në një spital të dytë të specializuar, pasi prindërit e pavaksinuar ndaj Covid ua mohojnë mjekëve lejen që fëmija të bëjë tamponin e Covid-it e nevojshme kjo si procedure për t'u transportuar nga spitali i parë në spitalin e dytë.

Ky është ngërçi halucinant që mëngjesin e të premtes ndërsa fëmijës për të mbijetuar filluan t’i ulen mundësitë derisa një prokuror nga Prokuroria e Milanos ka zhbllokuar situatën duke vendosur "detyrimin" e marrjes së tamponit në rastet kur hapet një hetim. Në këtë rast për prindërit ndaj të cilëve ka nisur hetimi për veprën penale të vrasjes në tentativë të djalit të tyre.

Ngjarja ka ndodhur në një spital në Milano kur prindërit sollën djalin e tyre 4 vjeç e gjysmë, në gjendje të rendë shëndetësore.

Mjekët u shpjegojnë prindërve se fëmija po vdes nga një formë shumë agresive e kancerit dhe se shpresa e vetme është të fillohet menjëherë, (nga dje), një lloj terapie që mund të bëhet vetëm nga një spital tjetër jashtë Milanos.

Por pengesa e pabesueshme lind atëherë kur në spitalin e dytë, që në mesin e pacientëve të tij ka shumë fëmijë që kanë mbrojtje imune të ulët, kërkohet që për pacientet e shtruar të behet tamponi i Covid.  

Prindërit antivaks nuk e japin pëlqimin për djalin e tyre 4-vjeçar.

Iracionaliteti është i dyfishtë: jo vetëm të besosh se Covid nuk ekziston, por (edhe në mënyrë absurde) të mos lejosh në asnjë rast një tampon i cili nuk do ta dëmtonte në asnjë lloj forme fëmijën.

Të përballur me kundërshtimin e tyre të ashpër, mjekët nuk marrin përgjegjësinë për të vepruar në një "gjendje domosdoshmërie" dhe në vend të kësaj i drejtohen prokurorit në prokurori. I cili, nga ana tjetër, pranon qartë se nuk ka kohë minimale (dmth. pak orë për shtrimin në spital gjatë ditës) që Gjykata për të Mitur të ndërhyjë mbi përgjegjësinë prindërore të babait dhe nënës; as aktivizimi i neneve 3 dhe 5 të ligjit të vitit 2017 për “dispozitat e trajtimit paraprak”, të cilat, në rast mosmarrëveshjeje ndërmjet mjekut dhe përfaqësuesit ligjor të të miturit, përcaktojnë se “vendimi i lihet gjyqtarit pas ankimimit nga mjeku apo prokurori”.

Në vend të kësaj, prokurori zgjedh të përdorë nenin 359 të procedurës penale për “marrjen me dhunë të mostrave biologjike”, rregull që pranon se prokurori publik me një dekret të arsyetuar mund të urdhërojë ekzekutimin e tij, por vetëm “në rastet kur ka një arsye të bazuar për të besuar se vonesa mund të shkaktojë dëm serioz ose të pariparueshëm në hetim”. Por ku futet hetimi  këtu? Atë që prokurori ka ndjekur ndaj prindërve për hipotezën e tentativës për vrasje të djalit të tyre. Kështu fëmija i nënshtrohet një tamponi në spitalin e parë dhe transportohet në spitalin e dytë, në bazë të një dekreti që prokurori kujdestar Nicola Rossato firmosi urgjentisht dje dhe që gjyqtari sot do të duhet të marrë vendimin.

Burimi corriere.it/ Përshtati Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë