Ka ndodhur

Hidhnin në treg euro të falsifikuara, arrestohen 2 të rinj në Tiranë

Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë pas një operacioni të zhvilluar nga  Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3.

Sipas policisë, dy shtetasit A. B., 21 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, të dy banues në Krujë, këto para i hidhnin në treg nëpër subjekte të ndryshme në Tiranë.

Sipas uniformave blu, këta dy persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin nga Italia kartmonedha euro të prerjeve të ndryshme të dyshuara të falsifikuara  dhe më pas i hidhnin në treg nëpër subjekte të ndryshme në Tiranë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i monedhave “Mashtrimi” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë