Futboll

Shorti, Champions dhe Europa League “falin” 4 çerekfinale spektakolare

Në Nion të Zvicër është hedhur shorti për çerekfinalet e Champions League. Janë tetë skuadra që do të përballen me njëra-tjetrën për tu përcaktuar më pas gjysmë-finalistet e kompeticionit.

Ndeshja e parë do te jetë nga çifti Napoli-Barcelona, ku fituesi do të përballet me çiftin e Chelsea-Bayern, ku me shumë mundësi do jetë klubi gjerman ai që do avancojë, pasi në ndeshjen e parë triumfoi 3-0.

Gjithashtu një short ferri është për Juventusin që nëse do të kalojë Lyonin, atëherë do të përballet me fituesin e Real Madrid-Manchester City. Atalanta e Berat Gjimshitit do të përballet me kampionët francez të PSG. Skuadra më me fat në këtë short duket se ka qenë Atletico, që do të përballet me Leipzig në këtë çerekfinale.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 7 dhe 8 gusht, ndërsa do të jenë me eliminim direkt deri në finalen e madhe të 23 gushtit.

ÇEREKFINALET

(4) Atalanta-Psg

(3) Napoli/Barcellona-Chelsea-Bayern Monaco

(2) Leipzig-Atletico Madrid

(1) Real Madrid/Manchester City-Lione/Juventus

GJYSËMFINALET

Fituesja e çerekfinales 1-Fituesja e çerekfinales 3

Fituesja e çerekfinales 2-Fituese e çerekfinales 4

CHAMPIONS LEAGUE: DATAT E STADIUMET

Çerekfinalet: 12-15 gusht; gjysmëfinalet: 18-19 gusht; finale: 23 gusht. Do të luhet në stadiumet e Lisbonës: da Luz (që do të mirëpresë edhe finalen) e José Alvalade

EUROPA LEAGUE

Pas shortit të Ligës së Kampionëve, në Nion të Zvicrës është hedhur edhe shorti i Europa League.

Raundi i 1/8-ve do të luhet më 5 dhe 6 gusht. Çerekfinalja më 10 dhe 11 gusht, gjysmëfinalet më 16 dhe 17 gusht dhe finalja e madhe në Këln më 21 gusht.

Faza çerekfinale:

C1: Fituesi i Shakhtar Donetsk-Wolfsburg  VS Fituesi i Basel-Eintracht

C2: Fituesi i Manchester United-LASK VS Fituesi i Copenhagen-Istanbul Basakşehir

C3: Fituesi i Getafe-Inter VS Fituesi i Bayer Leverkusen-Rangers

C4: Fituesi i Roma-Sevilla  VS Fituesi i Wolves-Olympiacos

Faza gjysmëfinale:

C2-C4

C1-C3

Ndeshjet e para të dueleve të raundit të 1/8

Shakhtar Donetsk-Wolfsburg  (2-1)

Bayer Leverkusen-Rangers  (3-1)

Wolves-Olympiacos  (1-1)

Manchester United-LASK (5-0)

Basel-Eintracht (3-0)

Copenhagen-Istanbul Basakşehir  (0-1)

Getafe-Inter (ndeshje teke)

Roma-Sevilla  (ndeshje teke)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë